Top News - Sulmon ashpër Angela Merkel/ Shefi i shërbimeve sekrete kandidon për CDU

101 Aufrufe
Published
Politikat e emigracionit të Angela Merkel janë 'fatale' dhe Gjermania është 'në rënie politike dhe ekonomike', ka paralajmëruar ish-kreu i agjencisë së spiunimit të vendit. Hans-Georg Maassen, i cili drejtoi Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës deri në 2018, ka kritikuar ashpër kontrollet kufitare të Kancelares, gjatë dhënies së një interviste. 58-vjeçari shpërtheu ndaj vendimit të zonjës Merkel për të lejuar rreth 1.2 milion migrantë në 2015, ndërsa ai drejtonte Zyrën. Ai pretendoi se gjermanët 'nuk mund të kuptojnë pse gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë në këtë vend edhe pse ata padyshim nuk kanë të drejtë për azil'. Komentet e tij vijnë vetëm një javë pasi një emigrant somalez - i cili hyri në vend si refugjat në 2015- goditi tre persona për vdekje. Maassen, i cili po kandidon si deputet për CDU në Thuringji, i tha Times se 'CDU ka shkaktuar shumë dëmtime gjatë 20 viteve të fundit”. 'Është bërë një klub për zgjedhjen e kancelarit nën parullën “Ne duam që Merkel të rizgjidhet”, por substanca aktuale politike dhe programatike është zhdukur", ka pohuar zyrtari. Ai pranoi që zonja Merkel ishte një 'grua me vullnet të fortë dhe një interpretuese kryesore politike' dhe vlerësoi rolin e saj në krizën e borxhit në zonën e euros. 'Thjesht mendoj se është turp që po biem shumë poshtë potencialit tonë në Gjermani. Unë kam përshtypjen se shumë njerëz kanë bërë paqen e tyre me faktin se ne jemi duke rënë edhe më tej politikisht dhe ekonomikisht", tha më tej në deklaratat e tij Hans Georg Massen
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Merkel#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.