Top News - Gjermania, Covid 19/ Shumë të infektuar, erdhën nga Kosova!

100 Aufrufe
Published
Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit. Të dhënat nga Instituti Robert Koch tregojnë se së fundi janë regjistruar 1.510 raste të reja, duke e çuar në gati 227.000 numrin total të infektimeve në vend. Sipas të njëjtit institute, gati 40% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat, nga sa raporton Reuters, përmenden si burim infeksioni këto javët e fundit. Vetë kancelarja Angela Merkel shprehet e shqetësuar për situatën. Ajo bëri thirrje për respektimin e rregullave: Kush kthehet nga pushimet nga zonat e rrezikut duhet të bëjë test. "Jemi në pandemi. Virusi është këtu," deklaroi Merkel. Sipas saj shtimi I lëvizjes dhe i kontakteve sociale kanë bërë që javën e kaluar, rastet me Covid të dyfishoheshin. Kancelarja e bëri të qartë se shtimi I rasteve është shkaktuar shume edhe nga pushuesit e kthyer dhe nga festimet e shkujdesura. “Rregullat e karantinës për zbutjen e virusit janë shumë të rëndësishme. Kush kthehet nga një zonë rreziku, duhet të testohet patjetër”, theksoi Merkel duke shtuar se “ kush del nga karantina, sepse nuk ka simptoma, megjithëse është testuar pozitivisht, i rrezikon në mënyrë masive të gjithë të tjerët”.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#RobertKoch#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.