Ministri Gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha të enjten se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.
Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).
Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters. “Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF.
Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.
“Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19. Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.
Të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964. Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje. Deri më tani, në Gjermani nga sëmundja COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JensSpahn#Germany#TopChannel

- Kategorien
- Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.