Top News - Gjermania dhe Spanja, në alarm nga shifrat e Covid-it

108 Aufrufe
Published
1226 raste të reja koronavirusi janë regjistruar në Gjermani në 24 orë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës. Spahn tha se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet. Ai shtoi se rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.

Nëse të gjithë nuk tregojmë kujdes, vijoi ai, kjo mund të rezultojë në rikthimin e pandemisë. Spahn ka përsëritur thirrjet për mbajtje të maskave dhe ruajtje të distancës. Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirus, regjistroi të mërkurën shifrën më të lartë të infektimeve të reja që prej fillimit të muajit maj. Gjermania është lavdëruar për mbajtjen e pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektimeve.

Gjermania ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga koronavirusi. Prej tyre, 9,207 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë Spanja, një nga vendet më të prekura në Evropë, edhe një herë tjetër është mbërthyer nga një shpërthim shqetësues i koronavirusit. Analiza e shifrave zyrtare nga agjencia e lajmeve AFP tregon se vendi ka raportuar mesatarisht 4923 raste të reja koronavirusi gjatë shtatë ditëve të fundit. Mesatarja ditore për këtë periudhë është më e lartë se ajo në Britani, Francë, Gjermani dhe Itali së bashku.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Spain#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.