Top News - Gjermania, 10.5 mln euro/ Fondi për mbështetje të biznesit

125 Aufrufe
Published
Gjermania do të japë një fond shtesë prej 10.5 milionë euro në ndihmë të sipërmarrjeve shqiptare të goditura nga pandemia e Covid 19. Këtë lajm ia ka bërë me dije ministres së Ekonomisë e Finacave Anila Denaj, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf. Gjatë një takimi që kanë pasur këtë të hënë, Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020 – 2021, në mbështetje ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.
Ministrja Denaj dheAmbasadoriZingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat. Palët vlerësuan ecurinë e reformave që po ndërmerren në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE edhe gjatë Presidencës së Gjermanisë në Këshillin e Bashkimit Europian.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.