Dasho: Shqipëria me 2.7 mln banorë, më shumë vdekje se sa Gjermania me 80 mln

99 Aufrufe
Published
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, mjeku Erion Dasho u shpreh se për koronavirusin u hartuan nga të gjitha vendet strategji, por strategjitë e vendit tonë kanë ngelur vetëm në letër.

Ai tha se kemi arritur në është pikë ku shqipëria me 2.7 mln banorë, ka numër më të lartë vdekjesh për se sa Gjermania me 80 milionë banorë.

Erion Dasho: Për koronavirusin u hartuan nga të gjitha vendet strategji, por strategjitë e vendit tonë kanë ngelur vetëm në letër. Prandaj kemi arritur në është pikë ku Shqipëria me 2.7 mln banorë, ka numër më të lartë vdekjesh se sa Gjermania me 80 milionë banorë. Kjo flet për mungesë strategjie dhe për dalje nga kontrolli. Ne nuk kemi më kontroll mbi Covid-in. Duke parë përvojën muajve të kaluar kam frikë se edhe kjo strategji do të mbetet brenda fjalëve dhe jo veprimeve.

Ne në prill filluam të eksperimentojmë me masat, ku dilnin gratë me fëmijët, pastaj gratë me burrat. Masat që komunikoheshin të premten për të shtunën pa i dhënë mundësi njerëzve për të planifikuar jetë. Prandaj shqiptarët nuk kanë besim më të qeveria. Sot shqiptarët ndodhen përballë një rreziku. Për mua kjo është një situatë shqetësuese, numrat janë të rritje dhe duke mos testuar, kemi krijuar një situatë paradoksale. Në të dyja spitalet Covid, ka një numër personash që dyshohen me Covid, por që presin përgjigjen dhe pastaj testi u del negative, sepse mund të jenë paraqitur në një stad të avancuar të sëmundjes ose testi është i cilësisë së dobët.


Për Dashon ministria e Shëndetësisë raporton për 125 të shtruar, ndërkohë që janë më shumë se sa dyfishi i këtij numri, nga të cilët 125 janë të konfirmua, ndërsa 150-170 janë të numëruar.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/dasho-shqiperia-me-2-7-mln-banore-numer-me-te-larte-vdekjesh-se-sa-gjermania-me-80-mln-shtrimet-ne-spitale-dyfishi-i-raportimeve/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.