Top News - Koronavirusi në Evropë/ Gjermania ‘sheh’ rrezik nga Franca

103 Aufrufe
Published
Gjermania ka shtuar rajonin e parisit dhe disa rajone të tjera në jug të francës, përfshirë Côte d'Azur në listën e zonave me rrezik si pasojë e covid 19 që duhet të evitohen nga shtetasit gjermanë. Kjo pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja të koronavirusit në këtë vend. Presidenti francez, Emmanuel Macron ndërkohë, ka thirrur këshillin e mbrojtjes për të diskutuar mbi ecurinë e pandemisë, që sipas zyrtarëve të shëndetësisë është më dominuese mes të rriturve në mosha të reja. Krye epidemiologu francez, Zhan Fransua Delfraissy tha se për këtë shkak numri i të shtruarve në spital, në kujdes intensiv, nuk është rritur shumë. Të rinjtë, kanë sisteme imunitare më të forta dhe në një pjesë të madhe e kalojnë lehtë ose pa simptoma covid 19.
Situata është shqetësuese edhe në itali, ku pas shtatë ditësh kur shifrat u bënë alarmante, madje kaluan edhe 1000 rastet ditore, një ditë më parë u raportua një rënie e lehtë, 953, por me 20 mijë teste më pak, sipas zyrtarëve. Ndërkohë, mediat italiane kanë botuar një letër prekëse të një 20 vjecareje, martinës, e cila thotë se e ka kaluar pjesën më të madhe të verës jashtë, me miqtë, por kur festoi ditëlindjen e një miku në një klub nate, mori virusin. Dhe në përfundim infektoi dy gjyshërit dhe të atin, që tani është në kujdes intensiv, duke luftuar për jetën. “nuk do të mund t’ia fal kurrë vetes këtë” thotë ajo.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#France#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.