Fahri Beqa, mjek kardiolog në Berlin, foli në A2 për situatën aktuale të pandemisë në Gjermani, duke theksuar se aktualisht nuk ka alarm edhe pse ka një rritje të rastev etë reja me Covid-19.
Beqa thekson se 40% e rasteve të reja të raportuara gjatë ditëve të fundit janë të importuara dhe sipas tij, Kosova është shteti që qëndron në krye me numrin më të lartë të personave që kanë rezultuar pozitivë në Gjermani.
“Lëvizja e qytetarëve për pushime jashtë Gjermanisë dhe rikthimi i tyre në vend ka sjellë rritje të rasteve të reja në vend. Megjithatë nuk është se kemi një situatë dramatike deri ditët e fundit. Lajmi i mirë është se nuk ka një rritje të numrit të të vdekurve. Ne kemi rreth 230 persona aktualisht në të gjithë Gjermaninë që janë në trajtim intensiv dhe kemi rreth 9 mijë shtretër të lirë për mjekim intensiv. Në aspektin e rritjes së numrit të infeksioneve mund të them derisa në muajin mars dhe prill është dashur të testohen 12 persona për të gjetur një të infektuar, në muajin korrik ky numër ka shkuar në 200. Në gusht na duhet të testojmë 110 persona për të gjetur një të infektuar. Nuk jemi në një situatë alarmi, por sërish autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e lehtë të numrave. 40% e rasteve janë të importuara, me Kosovën në krye, ndërsa më pas vjen Turqia”, u shpreh mjeku shqiptar në Gjermani.
- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: https://www.a2news.com
App: https://www.a2news.com/app
Facebook: https://www.facebook.com/A2CNN/
Instagram: https://www.instagram.com/a2_news/
Twitter: https://twitter.com/a2_news
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate

- Kategorien
- Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.