Top News - Lidere në botë.../ Gjermania rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës

84 Aufrufe
Published
Gjermania po tenton të bëhet prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë. Fabrika e BioNTech në Marburg është vetëm fillimi. Brenda pak muajsh ku vend është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës anti covid. Sasia e parë e vaksinës e prodhuar në Marburg, ka dalë nga fabrika për të shkuar në një tjetër impiant mbushjeje, në Puurs të Belgjikës. Dozat e gatshme më pas shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit, administrohen. Me mbi 250 milionë doza në tre muaj në marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën bvaksinimin kundër koronavirusit. Ajo e Marburgut është më e madhja, por jo e vetmja me të cilën gjermania po synon të rrisë prodhimin.
Gjermania, thonë ekspertët, brenda disa muajsh është ngritur duke u bërë një nga vendet me më shumë peshë për prodhimin e vaksinës në botë. Por, fabrikat gjermane, janë sidoqoftë të varura nga disa procese pune në fabrika të tjera evropiane. Një numër kompanish të tjera do të angazhohen ndërkohë në vijim në muajt e ardhshëm në këtë proces. Do të ketë partnerë të tjerë, kompani të specializuara për mbushjen e vaksinës së BioNTech, si psh Baxter, Allergopharma, Siegfried etj. Deri në fund të qershorit ndërkohë, pritet që edhe vaksina e dytë e prodhuar në gjermani, ajo e Curevac, të lejohet në BE. Ajo synon të prodhojë 100 milionë doza në heidelberg në bashkëpunim me partnerë të mëdhenj si Bayer. Në gjermani, procesi i vaksinimit të popullatës nuk ka ecur me ritme të kënaqshme, por me masat e reja, synohet që problemet me furnizimin e vaksinave, të zerohen. Ekspertët mendojnë se mutacionet e virusit do të kërkojnë edhe vaksina pasuese. Cka do të thotë se puna do të vazhdojë në një plan afatgjatë. Ndërkohë që kapacitete të tilla do të duhet të ruhen edhe pandemi të tjera të mundshme në të ardhmen.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Vacine#TopChannel
Kategorien
Corona Virus aktuelle Videos
Kommentare deaktiviert.